Durrës, 12 gusht 2014 – Seksioni i Hetimit pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare dhe Migracionit Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim, Altin Katundi, 46 vjeç, banues në Tiranë dhe me profesioni doganier pranë Doganës Durrës.
Ky shtetas është shpallur ne kerkim pasi është i dyshuari kryesor për vjedhjen e 7000 eurove shtetases D.L.; ngjarje e ndodhur në qershor të këtij viti në ishull Lezhë.
Për këtë ngjarje, Prokuroria Lezhë ka regjistruar procedimin për veprën penale "Vjedhje". Katundi iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Lezhë për veprimet e mëtejshme proceduriale.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





