Durrës, 12 gusht 2014 – Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Artan Didi, zhvilloi nje vizite pune ne Piken e Kalimit Kufitar ne Durres, ku kreu nje inspektim per te verifikuar punen e sherbimeve te policise per zbatimin e planit te masave per sezonit turistik veror 2014.
Gjate fjales se tij te mbajtur me kete rast me strukturat vendore te policise, Z. Didi ndër të tjera evidentoi masat dhe rezultatet e punes te ketyre strukturave pergjate dy muajve, ku eshte shenuar nje rritje e ndjeshme e parametrave te rendit dhe sigurise, si dhe rritje te paramentrave ne luften kunder krimit dhe kultivimit te bimeve narkotike, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.
“Puna ka ecur me ritme të mira. Numri i emigrantëve që kanë hyrë në vendin tonë është rritur, ndërsa numri i ngjarjeve kriminale ka njohur rënie krahasuar me vitet e kaluara dhe kjo falë punës së mirë të kryer nga forcat e rendit dhe sigurisë. Policia ka muaj qe eshte ne kembe, qe eshte ne kontroll te plote te territorit, qe eshte pozicionuar qartazi ne frontin e luftes pa kompromis ndaj krimit. Fokusi ne prioritetet sezonale nuk shmang ne asnje moment vemendjen e policis nga prioriteti kryesor ne veprimtarine e saj, qe eshte lufta kunder krimit te organizuar”,u shpreh Didi në fjalën tij.
Gjatë fjalës së tij, Didi nënvizoi edhe faktin se “krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar, kete vit jane shenuar 7 vrasje me pak, 1 vrasje nga pakujdesia me pak, pra 8 viktima me pak”. Kjo deklaratë e Didit erdhi si kundërpërgjigje për deklaratat e një dite më parë nga deputetët e Partisë Demokratike Sali Berisha dhe Arben Ristani të cilët akuzuan mazhorancën se krimet kanë pushtuar Shqipërinë.
Sipas Didit, vetem gjate 10 diteve te para te muajit gusht jane asgjesuar rreth 6 here me teper se muajt qershor dhe korrik te marre se bashku, te nje viti me pare.
Ne kuader te sezonit veror, ne zonat turistike jane angazhuar 453 punonjes policie te strukturave te DP Qarqeve dhe Drejtorive Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, 31 automjete, 15 motoçikleta, si dhe 20 mjete lundruese ( skafe dhe gomone), etj. Pervec ketyre jane angazhuar edhe 13 grupe FNSH.
Sipas Didit, “rezultatet e mesiperme tregojne qartazi qe policia e shtetit eshte prezente me sherbimet e saj ndaj te gjithe shtetasve Shqiptare dhe te Huaj ne te gjithe territorin duke filluar nga pikat e kalimit kufitar dhe ne thellesi. Te gjitha llojet e sherbimeve policore si Te policise Kufitare, Policise Rrugore, Policise se rendit dhe FS&NSh jane ne gadishmeri te plote per t’iu pergjigjur nevojave te qytetareve dhe per te prodhuar sigurine e nevojshme qe kerkon ky sezon turistik dhe te gjithe pushuesit shqiptare dhe te huaj”.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





