Tiranë, 12 gusht 2014 – Ashtu siç ka paralajmëruar, Partia Demokratike pritet të organizojë një referendum për ndarjen e re territoriale. Ky referendum pritet që të nisë nga Lezha. Drejtuesit e PD-së në këtë qark kanë vendosur që të mbledhin firmat e qytetarëve, për t’iu drejtuar më pas KQZ-së për organizimin e referendumit. Demokratët thonë se për këtë ndarje territorial nuk është marrë mendimi i qytetarëve dhe është shkelur Kushtetuta. Ata kanë paralajmëruar edhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, nëse nuk ndryshohet kjo ndarje e re.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





