Irak, 12 gusht 2014 – Fotoja e djalit të një xhihadisti nga Australia ka tronditur rrjetet sociale. Khaled Sharrouf, terroristi më i kërkuar në australi, ka postuar në Twitter një foto ku djali i tij mban kokën e prerë e një ushtari sirian.
“Ky është im bir”, shkruan ai me krenari. Djali nuk besohet se është më shumë se 10 vjeç, por shfaqet i qeshur me kokën e prerë në duar.
Në një tjetër foto, Khaled shfaqet sërish me dy djemtë e tij të mitur. Besohet se mbi 160 australianë janë bashkuar me luftëtarët islamikë të ISIS.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





