Spanjë, 12 gusht 2014 – Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë që trafikonte shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Në prangat e policisë kanë përfunduar plot 72 persona.

Mësohet se shqiptarët paguanin nga 400 deri në 5000 mijë euro për dokumente false në Itali ose Greqi.

Më pas ata dërgoheshin në Spanjë, ku ishte baza e këtij rrjeti kriminal.

Më pas, shqiptarët çoheshin në Britani, ku priteshin dhe sistemoheshin nga anëtarët e tjerë të këtij rrjeti.

Operacioni për ndalimin e të dyshuarve është bërë në qytetin e Barcelonës.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/