Tiranë, 12 gusht 2014  – Një person rreth 50 vjeç, i seksit mashkull është gjetur i mbytur tek Diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ndërsa policia e kryeqytetit kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e tij.

Ai është gjetur i pajetë rreth orës 06:15 dhe nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete. Viktima dyshohet të ketë rrëshqitur nga Diga në Liqen dhe për pasojë të ketë humbur jetës.

Policia e Tiranës i bën apel të gjithë qytetarëve që kanë informacion dhe dijeni për personin që ka humbur jetën, të paraqiten pranë Komisariatit numër 1. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/