SHBA, 12 gusht 2014 – Ndahet nga jeta legjenda e filmave komikë, Robin Williams. Aktori i mirënjohur amerikan, sipas policisë së Kalifornisë, është gjetur vetëvrarë në banësën e tij.

Shkak i vdekjes mendohet se ka qënë depresioni, i cili degradoi deri në vetëvrasje, faktor ky që sipas mediave, Williams e ka vuajtur shumë kohët e fundit.

Legjenda 63-vjeçar i Hollywoodit ka pasur probleme dhe në të kaluarën me përdorimin e alkoolit dhe drogat e ndryshme. Babai i tre fëmijëve nga martesat e mëparshme mësohet se kohët e fundit ishte kthyer në një qendër rehabilitimi për kurim nga varësia e tyre.

Williams ishte i famshëm për filma të tillë si: “Good Morning Vietnam” dhe “Poetët e vdekur të shoqërisë” në 1998 ku ai fitoi dhe një çmim Oskar për rolin e tij në të mirë.

Po kështu Williams shquhet për rrolin e tij në filmat “Mrs Doubtfire” si dhe interpretimin e tij për zërin e xhindit tek “Aladin”.  –

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/