Dashi

Njohje të reja dhe interesante, disa prej të cilave do t’ju vijnë shumë në ndihmë në të ardhmen. Bëjini mirë llogaritë tuaja në dashuri por mos u “mbështesni” te gënjeshtrat për rikuperime.

Demi

Do të jeni më aktiv dhe energjik, ndërsa problemet do t’ju duken më pas të vështira. Mësohuni që t’i kritikoni të tjerët më pak. Çlodhuni dhe përpiquni të mbani autokontrollin sot.

Binjakët

Telefonata dhe mesazhe në pritje. Do të ndihmoheni nga të afërm që nuk e prisnit. Nga ana tjetër do të zhgënjeheni nga miqtë. Sot duhet të filloni të mendoni për ndryshime te vetja.

Gaforrja

Do të keni mundësitë më të mira për të shijuar drithërimat e të rejave, sepse si në dashuri ashtu edhe në miqësi do të magjepseni nga eksperiencat jashtë së zakonshmes. Do të jeni shumë me fat.

Luani

Ekzistojnë persona ziliqarë që mund të flasin keq për ju: mos i vini veshin. Sot lërini mënjanë ndjenjat, sepse jeni shumë të irrituar. Jini më të kuptueshëm atje ku mendoni se duhet të jeni.

Virgjëresha

Sot për një problem që do të keni, kërkoni këshillën e një personi ekspert dhe kompetent, i cili do t’ju rrisë besimin. Mos kini turp që të përballeni me parterin/en tuaj.

Peshorja

Ka ardhur momenti që t’i përkushtoheni më shumë vetes: të qenët pak egoist nuk është ndonjë dëm i madh. Lërini disa para mënjanë për periudha krizash. Beqarët duhet të rrinë vetëm sot.

Akrepi

Sot është nevoja për diplomaci dhe për ta mbajtur gojën e mbyllur në momentin e duhur. Mos u nxitoni. Së shpejti do të zgjidhni një çështje të vështirë. Kritikat merrini pozitivisht.

Shigjetari

Marrja e një letre do t’ju bëjë nervozë dhe gjaknxehtë. Në dashuri do t’ju ndodhin të reja, sidomos nëse po jetoni një histori në distancë. Mos u vononi në ndonjë takim të rëndësishëm.

Bricjapi

Sot do të ndjeni zhgënjim. Do të jetë vetëm një periudhë e shkurtës, pas së cilës do ta kuptoni arsyen! Shiheni gotën gjysmë plotë dhe jo gjysmë bosh, nuk keni faj për ato që po ju ndodhin.

Ujori

Mundësi të mira për të zgjidhur një problem që ju shqetëson. Kjo do të jetë veçanërisht një ditë me fat për ju. Në dashuri do të shijoni ende qetësinë dhe lumturinë. Mos u bëni pishman për asgjë.

Peshqit

Nëse e doni seriozisht dikë, përpiquni që të mos ia tregoni shumë personave sepse disa nuk jua duan të mirën. Me fat do të jeni gjatë pasdites. Shijojeni plotësisht mbrëmjen.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/