DURRËS, 11 gusht 2014 – Në zonën e Sukthit, në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 12:00 të mesditës të së hënës, më 11 gushtit 2014, ka ndodhur një aksident, që solli përmbysjen e një Mercedes Benz-i.
Fatkeqësia rrugore, me sa duket, ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së mjetit me të cilën po udhëtonte në drejtim të Tiranës.
Fillimisht u përplas me bordurat e një karburanti në zonën e njohur si Mbikalimi i Fllakës dhe ka shkuar me rrëshqitje rreth 60 m distancë, duke lënë pjesë të dëmtuara të parakolpit dhe të pjesëve të shasisë gjatë fërkimit me bordurat.
Më pas, për shkak të inercisë, mjeti u përmbys në rrugë, duke u kthyer thuajse kryq.
Shoferi dhe personat që ndodheshin veturë, kanë qenë me fat për arsye se nuk janë dëmtuar shumë, por kanë marrë lëndime, për të cilat u dërguan menjëherë ne urgjencën e spitalit.
Policia ka shkuar me shpejtësi në vendngjarje dhe ka filluar hetimet lidhur me shkakun e aksidentit.
Po mesditën e sotme rreth orës 13.30 në autostradën Durrës-Tiranë ka ndodhur një tjetër aksident i rrallë, i cili për fat të mirë ka përfunduar edhe ky pa pasoja në njerëz. Një automjet luksoz Mercedes Benz S klas ka përfunduar mbi trafikndarësen si pasojë e shpejtësisë së madhe gjatë një parakalimi.
Si pasojë e aksidentit, në autostradë për disa minuta është krijuar trafik.
Fotot ekskluzive: Mirësjellje e kolegut Mark Brunga.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





