– E reja / Kërkohen pedagogë vetëm me tituj shkencorë dhe kryesisht me diplomë nga institucionet publike

DURRËS, 11 gusht 2014 –  Në prag të vitit të ri akademik, universiteti shtetëror

“Aleksandër Moisiu” Durrës, ka shpallur 7 konkurse për 42 vende të reja pune, nga të cilat 40 janë për mësimdhënie; ndërkohë bie në sy se ndryshe nga vitet e kaluara, kërkohet që konkurruesit të jenë më tituj dhe grada, botime shkencore dhe parapëlqehen vetëm ata që janë diplomuar në universitete shtetërore.

13 i do Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit

Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit hapen 13 vende, ku në departamentin e teknologjisë së informacionit janë 4 tilla (inxhinieri informatike, inxhinieri telekomunikacioni, inxhinieri elektronike, inxhinieri elektrike); në atë të shkencave kompjuterike 4 vende (shkenca kompjuterike, shkenca kompjuterike të aplikuara, informatikë, inxhinieri matematike dhe informatike); në departamentin e sistemeve të informacionit 5 vende (sisteme informacioni, sisteme informatike të avancuara, informatikë / informatikë e zbatuar, informatikë biznesi, informatikë ekonomike)

Afati i fundit i pritjes së aplikimeve 29 gusht 2014.

3 i do Fakulteti i Edukimit

në Fakultetin e Edukimit hapen 3 vende (2 departamenti i gjuhëve të huaja; 1 departamenti i pedagogjisë).

Afati i fundit i pritjes aplikimeve 29 gusht 2014.

7 i do Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike

Në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike hapen 7 vende (5 departamenti i drejtësisë, 1 departamenti i administrimit publik, 1 departamenti i shkencave politike 1)

Afati i fundit i pritjes aplikimeve 29 gusht 2014.

Edhe 1 e do Juridiku

Në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike hapet edhe 1 vend i ri pune (sekretare mësimore).

Afati i fundit i pritjes së aplikimeve është deri n 22 gusht 2014.

1 e do administrata

Në administratë hapet 1 vend i ri pune (specialist në sektorin e marrëdhënieve me jashtë dhe komunikimin)

Afati i fundit i pritjes së aplikimeve 22 gusht 2014.

7 i do Fakulteti i Biznesit

Në Fakultetin e Biznesit hapen 7 vende (departamenti i financë-kontabilitet 1, departamenti i menaxhimit 2, departamenti i shkencave ekonomike 1, departamenti i turizmit 3).

Afati i fundit i pritjes së aplikimeve 29 gusht 2014.

10 i do Fakulteti i Studimeve Profesionale

Në Fakultetin e Studimeve Profesionale hapen 10 vende (departamenti i mjekësisë 8 vende: 2 mjekë stomatologë, 2 mjekë të përgjithshëm, 1 specialist biologji-biokimi,  2 infermieri, 1 fizioterapist; departamenti i mekanikës dhe transportit 2  vende: navigator ose inxhinier mekanik transporti i profilit detar.

Afati i fundit i pritjes së aplikimeve 29 gusht 2014.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/