DURRËS, 11 gusht 2014 – E çfarë nuk vidhet, deri dhe targa makinash.
Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrës-Krujës njofton se të dielën më 10 gusht 2014, ora 14.00, u arrestua Julan Zote, 31 vjeç, banues në Durrës, sepse rreth orës 21.30 datë 09.08.2014, në lagjen 14 (Shkozet), u kap në flagrancë me 103 copë targa automjetesh, që i kishte vjedhur në Drejtorinë Rajonale të Automjeteve të Durrësit, që mbulon këtë rreth, si dhe atë të Krujës dhe Kavajës.
Targat e vjedhura u sekuestruan si provë materiale.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





