11 gusht 2014 – Në përballjet miqësore që teuta ka zhvilluar gjatë përgatitjeve si në Austri ashtu edhe në Oher ka shënuar vetëm një gol me anë të të riut Ulliri. Duket qartë që skuadra ka nevojë për përforcim në repartin e ofensiv, pasi i vetëm Pepa nuk mund ta tërheq skuadrën përpara. Në miqësoren me Kukësin, durrsakët u ndihmuan nga mbrojtësi Smajli, i cili shënoi një autogol pas dy golave të Pero Pejic. Me shumë gjasa kjo ishte miqësorja e fundit për Teutën, e cila pritet të kthehet në shtëpi ditën e enjte, për të vazhduar me përgatitjet në ambjentet e saj sportive.

Në prag të startit të sezonit të ri futbollistik, infermieria e teutës duket e tejmbushur. Në radhët e durrsakëve numërohen shumë lojtarë me dëmtime nga më të ndryshmet. Pepa, Kotobelli, E. Hoxha, Dosti, Hodo, Cyrbja dhe Dita janë prekur nga dëmtimet, por fatmirësisht u rikuperua me shpejtësi qendërmbrojtësi R. Hoxha, i cili në përballjen mioqësore ndaj Tiranës që u zhvillua pak ditë më parë nuk u aktivizua për shkak të një dëmtimi të lehtë. Mësohet se nuk ka asgjë shqetësuese dhe se lojtarët do të jenë gati në startin e sezonit të ri. Erando Hoxha pësoi një dëmtim në vetull në miqësoren e fundit gjatë një dyluftimi për topin e parë me kundërshtarin. Lojtarin nuk e pengon aspak dëmtimi dhe është stërvitur normalisht me grupin. Erand Hoxha së bashku me Rustem Hoxhën pritet të jenë shtylla kryesore e prapavijës durrsake përgjatë këtij sezoni.