11 gusht 2014 – Të gjithë fansat e Dafina Zeqirit duhet të përgatiten për një tjetër hit të këngëtares.Pas suksesit të jashtëzakonshëm të hitit “I got ur back” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula, Duffi shumë shpejt do të vij me një tjetër këngë.

Prej ditësh po transmetohet në kanalet muzikore spoti i këngës së re të Duffit, me titullin “Ndjenjë tjetër”, ku në ato pak sekonda arrin të kuptosh se edhe ky videoklip do të jetë mjaft i arrirë dhe unik, ashtu si të gjitha klipet e këngëtares.

Kurioziteti shtohet akoma më shumë kur bëhet fjalë për ndjenjat, e ndërsa jemi në pritje të mësojmë se për çfarë ndjenje tjetër bëhet fjalë në jetën e Dafina Zeqirit.Shpresojmë që kuriozitetin ta shuajmë sa më shpejt!