11 gusht 2014 – Kryeministri Edi Rama që zyrtarisht ndodhet me pushime me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se për këtë vit mund të arrinim më tepër pastërti në plazhe dhe po e bëjmë. Rama shkruan se këtë vit është rritur ndjeshëm numri i turistëve të huaj që kanë ardhur të pushojnë në tokën shqiptare.
“Është rritur ndjeshëm numri i turistëve të huaj këtë vit po jemi ende larg numrit qe mund të arrimë dhe mundësive e shërbimeve që duhet të ofrojmë. Për këtë vit mund te arrinim vetëm shume me tepër pastërti ne plazhe e po e bëjmë. Vitin tjetër transformimet do nisin te jene te prekshme", shkruan Rama në Facebook.





