10 gusht 2014 – Futbollisti serb, Aleksandër Sosiç, i cili së fundmi u bë dhe subjekt i një debati në mediat serbe, thotë nuk do të lëvizë nga ekipi i Dritës.Sosiç tha se familja e tij jeton në Gjilan dhe se do të vazhdojë të luajë me skuadrën gjilanase.

“Pas presionit e kam mbyllur facebookun pasi kam marre shumë kërcënime dhe më kanë ardhur mesazhe nga më të ndryshmet prandaj e kam mbajtur të mbyllur për 3 orë . Tani e kam hapur prape pasi janë ulur tensionet”, tha Sosiç. Ai tha se do të vazhdojë të luajë futboll dhe se gjithçka tjetër nuk ka shumë rëndësi për të.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah" /