10 gusht 2014 – Aksidenti i tmerrshëm që pësoi lojtari kosovar i Greuther Furth, Ilir Azemi mund t’i kushtojë atij karrierën si futbollist. Sipas mediave gjermane 22-vjeçari ka përsuar fraktura në të gjithë turpin dhe do të jetë e vështirë që ai të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet si më parë.
Ndërkohë drejtuesit e skuadrës që luan në Bundesliga II kanë filluar të kërkojnë një sulmues tjetër. Këtë lajm e konfirmon edhe presidenti i klubit Helmut Hak, i cili deklaroi se merkato përfundon më 1 shtator dhe deri atëherë do të presin dhe do të shikojnë se çfarë do të bëjnë.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





