10 gusht 2014 – Mesfushori i Manchester Cityt, Samir Nasri ka thënë se fyerjet e tifozëve të Arsenalit janë të “marra”.Ylli francez është ofenduar vazhdimisht nga tifozët e Arsenalit pas largimit të tij në drejtim të Etihad më 2011, që shumëkush e lidhi me paratë.Por, Nasri është kundërpërgjigjur ndaj ngacmimeve duke theksuar se ai nuk ishte kurrë i dashuruar me Arsenalin dhe u largua nga klubi për të përmbushur karrierën e tij.“Mendoj se fyerjet e tilla janë të marra. Nuk jam tifoz i Arsenalit, nuk vij nga Londra”, deklaroi 27-vjeçari.

“Të jem i sinqertë, ne jemi futbollistë dhe ne vetëm shikojmë interesin më të mirë për në dhe karrierat tona. Kur erdhi Manchester City, ishte një mungësi e mirë për mua. Kalimi në City më ka mundësuar të fitoj tituj, të kem një jetë më të mirë dhe jam i lumtur me gjithçka”, përfundoi ai.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/