DURRËS, 10 gusht 2014 – Muret rrethuese të Durrësit po i nënshtrohen një projekti restaurues, i cili po realizohet si një bashkëpunim i drejtorisë rajonale të kulturës kombëtare (DRKK), Durrës me bashkinë e Durrësit.
Projekti financohet nga projekti Bashkimit Evropian, Fondi i Zhvillimit Rajonal të Evropës Juglindore i quajtur IPA Adriatic [Instrument for Pre-Accession Assistance-Adriatic Cross-border Cooperation Programme], në komponentët e të cilit është edhe ruajtja, rehabilitimi dhe restaurimi i monumenteve të kulturës, me të cilat Durrësi është shumë i pasur.
Gjendja aktuale e mureve, me gjithë punën intensive mirëmbajtëse gjatë muajve të fundit, është mjaft problematike, për shkak të vegjetacionit të dendur.
Projekti që po zbatohet do t’u rikthejë shumë shpejt mureve të kalasë së Durrësit paraqitjen e denjë për banorët dhe vizitorët e shumtë, thotë DRKK-ja.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





