10 gusht 2014 – Elbasanlliu Kristofor Behluli, i datëlindjes 29 maj 1982 u arrestua nga policia e Livornos për shpërndarje heroine. Kristofori kishte vetëm pak javë, që ishte vendosur në Livorno bashkë me të fejuarën ruse 21 vjecaren Kristina Sunyshkina. Kristofori ka precedentë penalë për drogë dhe polica e Bolonjës po e heton edhe për tentativë vrasje.
Në apartamentin, ku banonte cifti shqiptaro-rus, policia sekuestroi rreth një kilogramë heoinë me vlerë 10 000 euro me cmim shumice. U gjetën edhe pajisje për ambalazhim heroine si presë, letër natriban, shirit ngjitës skoc, peshore precizioni etj. U sekuestruan edhe 6 450 euro kesh. Droga u gjet e fshehur në një gropë të maskuar në murin e dhomës së gjumit. Kristofori dhe Kristina pas arrestimit u dërguan në Burgun e Livornos.
http://www.quilivorno.it/news/cronaca-nera/in-casa-fabbrica-eroina-in-manette/#prettyPhoto
http://iltirreno.gelocal.it/livorno/cronaca/2014/08/09/news/arrestato-boss-della-droga-con-un-chilo-di-eroina-1.9735054
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





