DURRËS, 9 gusht 2014 – Ndër investimet, që ka bërë USAID për të ndihmuar mjekësinë shqiptare është edhe prodhimi i këtij posteri, që shihet në foton ilustruese. Ky poster gjendet i varur në ambjentet e strukturave shëndetësore publike si psh. në Qenrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Ky poster i mëson mjekët,infermjerët e sanitarët shqiptarë sesi të lajnë duart. Aty jepet me foto, skema e shigjeta se si duhet të lahen duart, që të jenë sa më të pastra, që të jetë e mundur. Madje në poster shkruhet edhe koha, që duhet për të ndërmarrë një operacion të tillë: nga 40 në 60 sekonda. Është e trishtueshme madje revoltuese, që USAID-i harxhon para t
ë taksa paguesve amerikanë për tu mësuar mjekëve shqiptarë me minimum 6 vjet arsim universitar apo infermjerëve shqiptarë me minimum bachelor ( 3 vite arsim universitar
) sesi lahen duart. Madje edhe sanitarët shqiptarë përgjithsisht me arsim të mesëm, dinë majft mirë sesi t’i lajnë duart. I kujtojmë burokratëve të USAID-it se në programin e grupit të vogël ( 3-4 vjecarëve ) të kopshteve shqiptare ndër të tjera mësohet se si lahen duart. Të përpiqesh tu mësosh mjekëve e infermjerëve më së paku me shkollë të lartë ( ka dhe me master, ka dhe doktorë e profesorë ), sesi lahen duart është të paktën idiotizëm burokratik, pse jo dhe shpërdorim i parave të taksapaguesve amerikanë. Ky poster është fyes deri në racizëm për shqiptarët e sidomos për pëersonelin mjekësor shqiptar, i cili ka ngelur për të mësuar larjen e duarve nga postera të tillë.Ky poster mund t’i shërbejë tribusë AËA në pyjet ekuatoriale të Brazilit për të mësuar si lahen duart. Kjo tribu vetëm 6 vjet më parë pati kontaktin e parë me civilizimin. Kjo tribu është nomade dhe jeton kryesisht me gjueti e me mbledhjen e futave të pyllit. Atyre po u duhen të tilla postera por jo shqiptarëve, sidomos jo personelit mjekësor shqiptar.
Kjo histori amerikane e viti 2014 më kujton një rregullore këmbësorie të Ushtrisë Popullore shqiptare të viti 1950. Rregullorja e përkthyer dhe përshtatur nga rregulloret e Ushtrisë së Kuqe ndër të tjera me figura e me shigjeta u mësonte ushtarëve shqiptarë sesi të kryenin nevojat personale në ËC-të fushore. Njëlloj si posteri amerikan rregullorja sovjetike e kohës së qepës shpjegonte me hollësi si të ulesh galic në ËC-në fushore, si të mbarosh punë, madje edhe si të mbërthesh pantallonat e uniformës. Në atë kohë për shkak të prapambetjes së muzhikëve rusë dhe fshatarëve shqiptarë në fshatrat malorë apo në kënetate izoluara të Myzeqesë, një shpjegim i tillë i detajuar mund të ishte i kuptueshëm por sot ky poster i USAID-it është sa fyes për shqiptarët aq edhe domethënës për burokracinë e sklerotizuar dhe shablloniste të këtij organizmi shtetëror të Administratës Amerikane. Prezenca e këtij posteri në muret e institucioneve shtetërore shëndetësore shqiptare është dëshmi e kompleksit të inferioritetit, servilizmit dhe debilizmit, që karakterizon drejtuesit e këtyre institucioneve shëndetësore. Shpresoj që ministri Beqaj, të ketë mundësi të lexojë në Dhërmi, ku po pushon, këtë artikull dhe të marrë masa kundër vartësve të tij sa debilë aq edhe servilë.
/ gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





