DURRËS, 9 gusht 2014 –  Trafikantët e drogës nuk venë mend dhe guxojnë të transitojnë marijuanë nëpërmjet portit të Durrësit në Apenine, sikurse ndodhi me një orvatje të dështuar në pasditen e së premtes, 8 gusht 2014.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se seksioni i luftës kundërdrogës në këtë drejtoria, në bashkëpunim me policinë kufitare, mbrëmjen e së premtes, datë 8 gusht 2014, kanë zbuluar dhe sekuestruar në terminalin e trageteve të portit të Durrësit 50 kilogramë kanabis.

Kjo sasi ishte fshehur në shasinë e një furgoni Benz dhe kishte destinacion Italinë.

U arrestua drejtuesi i mjetit, 40-vjeçari Rystem Xhepi me banim në Kavajë.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/