Durrës, 9 gusht 2014 – Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj mbështetjes që Banka Botërore dha për marrëveshjen me CEZ.
Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se "edhe Banka Botërore është një dëshmitare e rremë si FMN" sikundër pretendon Partia Demokratike.
"Banka Botërore bën publike mbështetjen e plotë dhe vlerësimin për marrëveshjen me CEZ! Apo edhe BB dëshmitare e rremë si FMN?#VajmedetPD'- shkruan Rama.





