DURRËS, 8 gusht 2014 – Policia zvicerane arrestoi një shqiptar 27 vjecar në stacionin e trenit në Zyrih, sepse nga kontrolli i gjeti në cantë 11 Kg. heroinë të pastër. Shqiptari i lindur në Durrës dhe banues në Itali, kishte ardhur si turist në Zvicër. Atij ju gjetën dhe dy celularë, për të cilët policia zvicerane beson se do jenë një burim i cmuar informatash të dobishme. “ Turistit “ shqiptar ju konfiskuan edhe 3 000 franga zvicerane kesh. Ai, pasi u arrestua në kushtet e flagrancës, u dërgua në burgun e Zyrihut.

/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/