DURRËS, 8 gusht 2014 – Protesta për dorëheqjen e Guvernatorit Fullani, lidhur me vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga Thesari i BSH është zhvendosur sot përpara institucionit të Parlamentit. Organizatorët e protestës kanë firmosur përpara Parlamentit një peticion, ku i kërkojnë këtij të fundit të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e tij. Nje nga iniciatorët kryesore të protestës, Zirkon Disha, ka falenderuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, të gjithë mbështetësit e protestës. “Faleminderit të gjithë atyre që ishin sot në ditën e 3-të të protestës, ku u kerkua dorëheqja e Guvernatorit Fullani! Nesër do të fillojmë të mbledhim firma, ku do të kërkohet mbledhja e nje Sesioni të Jashtëzakonshëm Parlamentar, për shkarkimin e tij. Mbledhja e firmave do të bëhet pranë Parlamentit në oren 11:00 – 12:00! Të shkarkohet Guvernatori në Detyrë!”, shkruan Zirkon Disha ne Facebook.
Protestat për largimin e Fullanit, përpara Parlamentit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kurti në Kuvend: Dështimi në zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të reja
Ambasada amerikane në Tiranë ndan pamje nga stërvitja e përbashkët SHBA–Shqipëri në Zall Herr
Zgjidhja e papritur/ Si kafeja neutralizon erërat e pakëndshme në shtëpi
4 zakone të mëngjesit që po ju dëmtojnë ditën pa e kuptuar





