Durrës, 8 gusht 2014 – "Një bravo e madhe me respekt e mirënjohje për përkushtimin Brisida Shehajt e skuadrës së saj për arritjet shembullore", kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook për rezultatet e të ardhurave për muajin korrik.   Përmes një fotoje të postuar  Rama bën të ditur se  “muaji korrik është muaji me rezultatet më të larta historike në mbledhjen e të ardhurave në 23 vitet e fundit, ku shënohet vlera më e lartë e TVSH-së së rimbursuar 91.5 për qind më shumë se korriku 2013″.   

Në foton e postuar nga Kryeministri Rama në Facebook, tregohet se “në muajin korrik të 2013 janë mbledhur 14.4 miliardë lekë, në korrik 2014 janë mbledhur 16 miliardë lekë. Tatimet kanë rritje me 15.34 %, nga TVSH, 46.6 % nga tatimi mbi fitimin dhe 13. 75 % nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”.