TIRANE-Mbi 17 mijë maturantë që nuk kanë mundur të kalojnë me sukses provimet e Maturës Shtetërore 2014 do të kenë mundësi t’i rijapin ato në sezonin e dytë, në muajin shtator.
Ky sezon starton më 10 shtator me provimin e Gjuhës së Huaj me detyrim dhe mbyllet më datë 22 shtator me provimet me zgjedhje. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Provimeve, numri total i maturantëve që kanë rezultuar ngelës në provimet e Maturës Shtetërore është 15.247. Ndërkohë, gjimnazistët që nuk kanë arritur të marrin vitin shkollor, duhet të japin një ose dy lëndë në të cilat nuk janë kalues në datat 2-5 shtator, dhe më pas, nëse i kalojnë ato me sukses do mund të hyjnë në sezonin e vjeshtës të provimeve të maturës.
Datat & testi
Provimet e sezonit të dytë të Maturës Shtetërore 2014 do të startojnë me provimin e detyruar të gjuhës së huaj, i cili zhvillohet në datën 10 shtator, më pas vijojnë me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë më datë 13 shtator, tri ditë më pas do të jetë provimi i Matematikës, pra më 16 shtator, dhe provimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen më 22 shtator. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat, 13 pyetje do të jenë me përgjigje alternative dhe do të vlerësohen me 13 pikë, kurse 12 kërkesa do të jenë me zhvillim dhe do të vlerësohen me 37 pikë. Secili prej provimeve do të zgjasë nga 2 orë e 30 minuta. Ndërsa testi për secilin nga provimet me zgjedhje do të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat, 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative dhe do të vlerësohen me 10 pikë, kurse 20 pyetje janë me zhvillim dhe vlerësohen me 30 pikë. Koha që do të kenë maturantët në dispozicion për dy provimet me zgjedhje është 4 orë. Sipas udhëzimit të Ministrisë të Arsimit dhe Sportit, provimet e maturës në sezonin e vjeshtës nisin në orën 10:00, ndërkohë që, kandidatët që kanë vetëm një provim me zgjedhje hyjnë në orën 11:30.
Kategoritë
Në sezonin e dytë të Maturës Shtetërore 2014 janë përcaktuar katër kategori që do të mund të marrin pjesë në provime. Kategoria e parë janë maturantët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime në sezonin e parë të Maturës Shtetërore, si dhe maturantët që rezultuan mbetës në vitin shkollor 2013-2014 por kanë arritur t’i shlyejnë detyrimet në datat 2 dhe 5 shtator 2014. Për këta kandidatë është i vlefshëm Formulari A1 për dhënien e provimeve në këtë fazë të dytë. Të drejtë për të hyrë në provimet e maturës kanë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2014, por nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe për arsye të ndryshme nuk kanë plotësuar Formularin A1Z. Plotësimi i A1-shit do të bëhet në datat 1 me 5 shtator. Ndërkohë që, një tjetër kategori janë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njehsuar dokumentet shkollore në komisionin e posaçëm ngritur nga MAS.
Sezoni i dytë të Maturës Shtetërore 2014
Datat dhe oraret
Provimet e maturës, sezoni i vjeshtës,
zhvillohen në datat:
Gjuhë e huaj 10 shtator 2014
Gjuha Shqipe dhe Letërsia 13 shtator 2013
Matematika 16 shtator 2013
Lëndët me zgjedhje 22 shtator 2013
Provimet e Maturës Shtetërore
fillojnë në orën 10:00
Provimet e lëndëve të detyruara
zgjasin 2 orë e 30 minuta secila
Provimet e lëndëve me zgjedhje
zgjasin 4 orë
Maturantët që kanë vetëm një
provim me zgjedhje do të
hyjnë në orën 11:30
Mbetësit në fazën e parë
33% e maturantëve kanë ngelur
Gjuha Shqipe dhe Letërsia
2573 maturantë kanë ngelur
Matematika
10.135 maturantë kanë ngelur
Lëndët me zgjedhje
2539 maturantë kanë ngelur
/GSh/





