LUSHNJE, 8 gusht 2014 –Tre të rinj kanë humbur jetën sot në Lushnjë pas një aksidenti të rëndë me makinë, ndërsa një i katërt ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth ores 03:00 të mëngjesit pranë fshatit Ciflik, Kosovë e Vogël në një rruge rurale teksa të rinjtë po ktheheshin nga një dasëm me automjetin tip ‘Benz’, me targa AA953AZ .
Burime nga policia bëjnë të ditur se viktimat janë Mario Rika 19 vjeç, Fadil Rika 20 vjeç dhe Sokol Sheqi 20 vjeç. Ndërsa me ta udhëtonte edhe një person tjetër, Francesko Mara 19 vjec, i cili arriti t’i mbijetojë aksidentit që i mori jetën 3 moshatarëve. Të rinjtë banorë të fshatit Çinar në komunën e Fier-Sheganit, në momentin që ndodhi aksidenti ishin duke u kthyer nga një ahengu i një dasme. Nga aksidenti, tre prej djemve gjetën vdekjen e menjëhershme ne vendgjarje.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se makina e tyre tip Benz ka humbur kontrollin në kthesë dhe ka përfunduar në kanal duke shkaktuar vdekjen e 3 të rinjve. Shkak dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara si dhe konsumi i alkolit.
Pavarësisht përpjekjeve, askush prej tyre nuk mundi të dalë i gjallë prej aty. Konfirmohet se të rinjtë janë mbytur. Franceso, është i vetmi që mundi të shpëtojë veten nga ky aksident.





