Lazarat, 7 gusht 2014 – “Channel 4” ka vizituar atë që dikur ishte perëndimi i egër i Shqipërisë, ku prodhuesit e marijuanës po bënin me biliona dollar derisa rendi dhe ligji si dhe Bashkimi Europian nisi të merrej me ta. Kështu nis reportazhi për atë që po ndodh tashmë në Lazarat pas ndërhyrjes së policisë. 

Gazetarët e "Channel 4" tregojnë se si kanë arriur në fshatin malor të Lazaratit pa lajëmruar më parë dhe duke kaluar dy postblloqe. Personeli i forcave speciale shqiptare u kërkoi karten e identifikimit si gazetar dhe më në fund i ka lënë të kalojnë. 

Gazetarët e përshkruajnë ndjesinë njësoj me atë të kalimit të kufirit nga një shtet në tjetrin. Në fakt deri pak kohë më parë Lazarati mund të konsiderohej shumë mirë një shtet më vete. 

Shumë vjet më parë ky fshat i ndërtuar në male, vazhdon rrëfimi, ishte harruar nga politikanët e vendit. I braktisur pa ujë të pijshëm, pa infrastrukturë dhe pa rend. Në këtë mënyrë banorët e fshatit vendosën të marrin në dorë fatin  tyre dhe në vitin 1990 një grup prej tyre u rikthyen në vendlindje pasi kishin bashkëpunuar me disa banda kriminale në Itali. Ata kishin sjellë me vete fara marijuana dhe nisën t'i rrisnin në tokat e familjes së tyre. 

Me kalimin e viteve ky fshat dikur i varfër dhe i izoluar u bë parajsa europiane e marijuanës. Trafikanëtët binin dakord drejt përdrejt me fermerët dhe fermerët më të mëdhenj u kthyen dhe në aktorët më të fortë të kësaj loje. Krimi i organizuar u zhvillua dhe prodhoi aq shumë marijuanë sa nuk kishte më vend ku të mbahej dhe kështu që ata u bënë të pasur, shumë të pasur. Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për 4.5 bilion dollar fitim në vit. 

Fshatarët u bënë aq të pasur sa nisën të punësonin dhe të tjerë për ndihmë. Rreth 3 mijë punëtorë nga vende të tjera vinin të kujdeseshin për kultivimin e marijuanës. Fshatarët tashmë mund të përballonin që të lëviznin nga shtëpitë modeste në male dhe të ndërtonin vila luksoze dhe të mëdha buzë rrugës. Dhe shtëpitë e vjetra u kthyen në laboratorë. Disa nga shtëpitë e reja u adaptuan me rrjete për bunkere – magazinë poshtë në bodrume. Fshati dhe fermat përreth u bënë prodhuesit më të mëdhenjtë marijuanës në Europë. Lazarati u kthye në perëndimin e egër të Shqipërisë.

Banorët e fshatit kishin armarime të ndryshme dhe ndërhyrja e policisë mund të përshkruhet si një betejë tre ditore. Por në vitin 2013 një qeveri e re në Shqipëri vendosi të ndërhyjë në qytetin e marijuanës. Një shef i ri i policisë lokale, Haki Kaco, u emërua atje dhe në 16 qershor të këtij viti një numër i vogël policësh erdhën në këtë fshat. 
Për forcat e policisë në kërkim të rekuperimit të imazhit ishte një sukses shumë i madh. Nuk pati asnjë viktimë, më shumë se 50 arrestime dhe u sekuestruan 500 armë. 

Por pse nuk kishte ndërhyrë qeveria shqiptare deri tani dhe pse sapo u mor vesh që qeveria e re do ndërhynte pati reagime? Përgjigja ëshët e thjeshtë Bashkimi Europian. Pikërisht një javë pas betejës së Lazaratit Bashkimi Europian votoi për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/