Durrës, 7 gusht 2014 – Teuta ka barazuar 0-0 përballë Tiranës e cila ka bërë një merkato të bujshme por që përballë Teutës edhe pse në miqëosre ka luajtur kryesisht në mbrojtje pasi durrsakët hgjatë gjithë lojës kanë patur agresivitet dhe kanë krijuar një mori rastesh por ka munguar finalizimi.

Dominimi i Teutës në këtë ndeshje ka qenë i plotë dhe rastin më të pastër e ka patur Pepa, i cili ka gabuar edhe nga pika e bardhë e 11 metërshit por gjithsesi kjo miqësore ka qenë një test real i trajnerit Lika për të parë forcën e ekipit përballë një ekipi pretendent si Tirana e në të vërtetë Teuta ka treguar realisht se do të jetë një pretendet potencial sezonin e ri pasi ka zhvilluaj një lojë të bukur plot ritëm e agresivitet e që i mungoi vetëm goli.

Teuta ka aktivizuar një formacion të përbërë nga Rizvani, Magani, E.Hoxha, Premci, Kotobelli, Nika, Ahmataj, A.hoxha, Shabani, Deljallisi, Pepa ndërsa Tirana aktivizoi këta lojtarë: Frashëri, Muca, Curri, Kerciku, Idrizi, Karabeci, Bulku, Morina, Malaj, Bushic, Ndikumana.

Tashmë durrsakët vazhdojnë fazën përgatitore në Ohër dhe ditën e shtunë do të zhvillojnë një tjetër ndeshje miqësore interesante, pasi përballë do të kenë ekipin e Kukësit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/