Kavajë, 7 gusht 2014  – Një çift bashkëshortësh janë mbytur në plazhin e Qerretit, në tentativë për të shpëtuar fëmijën e tyre 7 vjeçar, i cili rrezikonte të mbytej.

Fatmirësisht djali 7 vjeç, ka mundur të dalë në breg të detit, ndërsa të dy prindërit nuk kanë mundur t’i mbijetojnë dallgëve të detit dhe janë mbytur.

Trupat e Sinan dhe Jeta Shalës, përkatësisht 48 dhe 46 vjeç, banorë të fshatit Qerret, në rrethin e Kavajës  janë nxjerrë në breg nga deti.

Kanë qenë plazhistët e shumtë që popullonin këtë pjesë të bregdetit, që I kanë dhënë ndihmën e parë vogëlushit dhe e kanë dërguar në spitalin e Durrësit.

Fatmirësisht 7 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të gjithë ngjarjen tragjike që i mori jetën dy bashkëshortëve Shala.

Mësohet se në vendin ku u mbytën dy bashkëshortët nuk kishte roje bregdetare, ndërsa deti ishte i trazuar dhe me dallgë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/