Itali, 7 gusht 2014 – Blerim Xhemaili ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Napolit në miqësoren me Barcelonën.

Takimi i zhvilluar në Gjenevë të Zvicrës solli lojë të balansuar, Barcelona në momente dominonte në teren, mirëpo pa mundur të shënojë, ndërsa momenti vendimtar ndodhi në minutën e 80-të.

Ka qenë tetovari Blerim Xhemaili ai i cili me goditje të fortë nga distanca zuri të papërgatitur portierin e Barcelonës, Bravo, duke i dhënë Napolit epërsi 1:0 që në fund u tregua të jetë edhe rezultati final i kësaj përballeje.

Gjiganti katalan luajti pa disa prej yjeve më të mëdhenj si Messi, Neymar, Alves e të tjerë, mirëpo ky fakt nuk ul meritat e fitores së Napolit.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/