Durrës, 7 gusht 2014  – Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin Dritan Cina, i cili u kap në flagrancë me 70 gr heroinë.

Arrestimi i Cinës u krye në lagjen nr.7, paraditen e sotme nga Seksioni i Antidrogës në Durrës. 

“Nga seksioni i anti narkotikëve në Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dritan Hysen Cina, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 90 doza gati për shitje, si dhe një sasi prej 70 gramë lëndë e dyshuar heroinë.”– njoftoi policia. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/