Gjermani, 7 gusht 2014 – Edhe Angela Merkel kursen në këto kohë krize.

Kështu kancelarja gjermane, njëkohësisht edhe femra më e pushtetshme e botës riciklon veshjet dhe shfaqet tashmë prej 18 vjetësh me të njëjtën pelerinë.

Ata që e kanë vënë re nuk janë as francezët snob dhe as italianët elegant por bashkëkombësit e saj të “Bild” që i kanë dedikuar një galeri fotosh.

Qëllimi i këtij artikulli nuk ka tendencë të kritikojë idetë për modën të kancelares, sfilita e të cilës përmblidhet në “Angela Merkel, 18 vjet elegante me të njëjtat veshje”.

Kancelaria gjermane e ka veshur fustanin për herë të parë në 1996. Më pas edhe një herë tjetër në vitin 2002 dhe së fundmi në vitin 2012.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/