SHBA, 7 gusht 2014 – Një mësuese e re në Wagoner, Oklahoma, u arrestua në ditën e saj të parë të punës, pasi ajo ishte gjetur në shkollë e dehur dhe pa pantallona.

Zyrtarët e shkollës e kanë thirrur policinë rreth orës 9 të mëngjesit duke raportuar se Lorie Ann Hill, 49, i vinte era alkool dhe gjithashtu ishte e zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, raporton Telegrafi.

Ajo u zbulua nga dy mësuesit tjerë të cilët e kishin vërejtur në një klasë të zbrazët, të shtrirë mbi një tavolinë. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/