Tiranë, 7 gusht 2014 – Pas deklaratës së deputetit demokrat Kastriot Islami, për heshtjen e Ramës në lidhje me kriminalizimin në Parlament, vjen një reagim nga ana e kryeministrit, i cili ironizon akuzat e ngritura ndaj tij, ku thotë se virgjëria demokratike ka mbetur në dorë të Kaç Islamit.

“Nderi politik, virgjëria demokratike, ndershmëria intelektuale e opozitës mbetur në dorë të Kaç Islamit! Hajde e djathtë hajde. Vaj medet PD”, shkruan Rama.

Deputeti i PD-së, Kastriot Islami, akuzoi Ramën se prej 15 vjetësh ka bërë aleancë me krimin, sipas të cilit kryeministri po vendos në pushtet jo socialistët, por njerëz të inkriminuar, me precedentë penalë dhe ish-të dënuar. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/