Itali, 7 gusht 2014 – Karabinierët e qytezës së Monteneros në Rajonin e Molises arrestuan Qamil Corjan, 35 vjeç me akuzën e grabitjes me dhunë.
Ai bashkë më tre shqiptarë të tjerë grabitën vilën e një 90 vjeçari italian.
Kujdestarja e pensionistit italian, ndërsa hajdutët po kontrollonin sirtarët, arriti të zgjidhte duart dhe të aktivizonte alarmin kundër grabitjes.
Banditët, ndërsa po largoheshin të frikësuar nga vila, goditën me grushta në fytyrë kujdestaren e të moshuarit.
Karabinierët u vunë në ndjekje të një Volksvageni, me të cilin u larguan grabitësit, por arritën të prangosin vetëm Qamilin.
Corja ka precedentë penalë për grabitje me armë si në 18 qershor 2013, kur bashkë me Miklovan Kolën, Valmir Lakajn dhe Olsen Çelën kryen një grabitje të ngjashme në Pisa.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





