Itali, 7 gusht 2014 – Një i ri 22 vjeçar nga Treviso të Italisë, është zgjuar nga gjumi, pasi ka ndjerë të dashurën e tij duke marrë frymë me vështirësi. Vajza humbi ndjenjat pak sekonda më vonë, pasi zemra e saj pësoi arrest kardiak.

22-vjeçari, duke ruajtur vetkontrollin, lajmëroi menjëherë urgjencën dhe njëkohësisht duke dëgjuar udhëzimet e operatorit me anë të masazhit kardiak arriti t’i shpëtonte jetën të dashurës së tij.

Mjenjëherë pasi ka mbërritur ndihma e shpejtë, vajza ka marrë ndihmë të specializuar nga mjekët, të cilët e kanë përgëzuar të riun për reagimin e tij në një moment kaq kritik.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/