Durrës, 7 gusht 2014 – Policia e Durrësit i ka vënë prangat 52 vjeçarit Fatos Tola, banor i qytetit bregdetar.
Tola ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 10 muaj e 4 ditë burg, me vendim datë 07.01.2014 për veprën penale “Dhunë në familje”.
Nga hetimet e policisë dhe gjatë procesit gjyqësor u vërtetua se Tola dhunonte sistematikisht gruan e tij.
Ndërkohë dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar nga bashkëshortët ndaj grave të tyre vazhdon të regjistrojë raste të reja në Durrës.
Në harkun e 24 orëve të fundit, policia ka plotësuar Kërkesë-Padinë për Lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes për 3 gra, 2 nga Durrësi dhe njëra nga Shijaku, që janë dhunuar nga bashkëshortët e tyre.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





