7 gusht 2014 – Shkencëtarët kineze pretendojnë se minimi i heliumit nga sateliti i tyre mund ta nxjerrë rruzullin tokësor nga kriza e energjisë.
Kina thotë se minimi i heliumit nga sateliti i tyre mund ta nxjerrë rruzullin tokësor nga kriza e energjisë. Dheu i prurë prej hënës nga njerëzit e parë që kanë shkelur në hënë përmban substanca titaniumi, platiniumi dhe minerale të tjera të vlefshme. Sateliti i tyre gjithashtu përmban një substancë e cila mund të revolucionoje prodhimin e energjisë elektrike.
Substanca quhet helium 3 dhe është e pranishme në hënë si pasojë e erërave diellore. Kina synon të minojë në hënë për heliumin e rralle i cili sipas disa shkencëtarëve mund të plotësoje kërkesat e tokës për energji. Profesor Ouyang Ziyuan, shkencëtar i programit të Eksplorimit Hënor në Kinë, tha se hëna është e pasur me helium 3 dhe se kjo gjë mund të plotësojë kërkesat për energji të tokës të paktën për 10.000 vitet e ardhshme.
Për shembull, 2 anije kozmike të ngarkuara me helium 3 mund të furnizojnë me energji Shtetet e Bashkuara për një vit me të njëjtat kërkesa energjie që Shtetet e Bashkuara kanë kohet e sotme. Izotopi është shumë i rrallë në tokë për shkak se atmosfera jonë dhe fusha magnetike e tokës e parandalon heliumin 3 të arrijë në sipërfaqen e tokës.
Hëna nuk e ka këtë problem pasi nuk ka asgjë ta ndalojë heliumin 3 të arrijë në sipërfaqen e hënës. Fabrizio Bozzato, një kandidat për doktoraturë në Universitetin e Tamkan në Tajvanit, kohët e fundit tha se heliumi 3 mund të nxirret duke e ngrohur pluhurin e hënës me 600 gradë celsius përpara se te sillet ne tokë. Heliumi 3 ka një vlerë ekonomike prej 3 bilionë dollarësh për ton, duke e bërë atë të përballueshëm ekonomikisht duke marrë në konsideratë se do te minohet nga hëna.
Sipas profesionistëve në ShBA, kostoja totale e të gjithë procesit të nxjerrjes dhe sjelljes në tokë, do të kushtojë rreth 20 bilionë dollarë me një kohëzgjatje prej 2 dekadash. Ndërkohe që Kina ka shprehur një interes për të minuar heliumin 3, ende nuk ka një plan konkret se si do ta sjellë heliumin 3 nga hëna në tokë. Gjithashtu është ngritur dhe çështja se kush e zotëron satelitin tonë.
Protokolli i Hapësirës në UN, e firmosur nga Kina, sugjeron se resurset e hënës i përkasin të gjithë qenieve njerëzore, transmeton shekulli. Bozzato tha se Kina duket e vendosur ta bëjë minimin hënor realitet, por meqenëse nuk është se ka kundërshtarë aktualisht, spekulohet se Kina do ta kthejë minimin e heliumit 3 në monopol. Kompania e Energjisë Shackleton thotë se është e mundur të nxirret helium 3 dhe prej planetit Jupiter.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





