Tiranë, 6 gusht 2014 – Një vajzë është shoqëruar nga policia për në komisariat për shkak se shqetësonte klientët në një lokal në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Menaxheri i lokalit, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”, lajmëroi forcat e rendit pasi vajza e veshur me pantallona të shkurtra komunikonte me njerëzit e ulur në tavolina duke u kthyer në shqetësim për ta, raporton Shekulli.
Me ardhjen e punonjësve të policisë, të cilët i kërkuan ta shoqëronin në komisariat, vajza refuzoi duke thënë se nuk kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë.
Ajo u kërkoi atyre shpjegime duke mos iu bindur kërkesës, gjë e cila bëri që forcat e rendit të kryenin një shoqërim të detyrueshëm.
Nuk dihet nëse vajza ishte nën efektin e alkoolit apo substancave narkotike apo ishte një sjelle që vinte nga probleme psikologjike.





