Tiranë, 6 gusht 2014 – Këshilli i Ministrave ka vendosur sot heqjen e licencave për disa universitete e shkolla private në vend si dhe pezullimin e veprimtarisë së disa të tjerëve.
Zëvendës kryeministri Niko Peleshi tha se gjetjet nga kontrolli i MAS u bazuan në legjislacion. Peleshi tha më tej se, qeveria është e palëkundur në luftën e saj kundër mashtruesve publik
“Jam këtu për të shprehur vullnetin e palëkundër të qeverisë dhe kryeministrit për të çuar deri në fund reformën e sapunisur. Faqja e re që po çelet do shkruhet deri në fund me transparencë të plotë. Do çojmë para ligjit të gjithë mashtruesit publik që për vite me radhë kanë grabitur paratë e familjeve tona”, tha ai.
Më poshtë lista e Universiteteve që u hiqet licenca pas vendimit të Këshilli të Ministrave:
Universiteti 'Kristal'
Universiteti 'Vitrinat'
Universiteti 'Justiniani I'
Shkolla e Larte, "Nena Mbretereshe Geraldine"
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes
"Shkolla e Larte Ilyria"
Kolegji profesional 'Argent', Shkoder
Kolegjet Profesionale, private "Medicom'
Shkolla e Larte Private e Edukimit
Universiteti 'Elite'
"Universiteti Planetar i Tiranes"
“Medikadent"
"Gjon Buzuku", Shkoder
Akademia e Ndertimit, Tirane
Më poshtë lista e Universiteteve që pezullohen pas vendimit të Këshillit të Ministrave:
Akademia Profesionale e Biznesit IPAL "ISSAT"
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent&Partners"
Kolegji Profesional privat "New Generation"
"Pavaresia", Vlore
"Hena e plote" Beder
"Logos"
"Justicia"
"Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
Instituti Kanadez i Teknologjise
"Wisdom University"
Universiteti "Aldent"
Universiteti 'Albanian University'
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





