Durrës, 6 gusht 2014 – I dehur tapë ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me 3 automjete të parkuara duke u shkaktuar dëmtime të shumta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Durrësit dhe ka për protagonist 25 vjeçarin Dushan Stojani, banues në Durrës.

25 vjeçari është prangosur nga policia, pasi i ka dalë pija dhe ka kuptuar se çfarë kishte bërë.

Burime policore sqarojnë për “Dyrrah” se i riu, në gjendje të dehur, ka përplasur pak pas mesnatës së të hënës automjetin e tij tip Golf, me targa DR 8524 E me tre mjete të parkuara tip Ford, Skoda dhe BMW.

Fatmirësisht ora e vonë e natës ka qenë në favorin e Stojanit, pasi në gjendjen që ishte mund të kishte aksidentuar edhe ndonjë kalimtar, gjë që do ta përkeqësonte edhe më tepër situatën. Në te njejten kohe automjetet e parkuara nuk kishin njerez brenda.

Stojani është prangosur për veprën penale  “Drejtim mjeti pa dëshmi apo në gjendje të dehur”, ndërkohë që do t’i duhet të shlyejë edhe dëmet e shkaktuara automjeteve të dëmtuara prej tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/