SHBA, 5 gusht 2014 – Gjyshja Shauna Washington është shqetësuar kur nuk ka parë në kishë mbesat e saj. Ajo shkoi në shtëpinë e vajzës së saj për të mësuar lidhur me mungesën, por pasi thirri disa herë dhe i ra derës askush nuk u përgjigj. Në këto kushte ajo ka hyrë me forcë në apartament por është përballur me një skenë makabre.
Pesë persona, mes së cilëve tre fëmijë, janë gjetur të vrarë me armë zjarri brenda në shtëpi në qytezën Culpeper, 70 milje në jugperëndim të Ëashingtonit. Sipas policisë, mund të bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.
Mendohet se kryefamiljari, një 35-vjeçar ka vrarë gruan dhe fëmijët e më pas është vetëvrarë. Nga të dhënat paraprake mendohet se 35-vjeçari Clarence Washington ka qëlluar fillimisht me armë zjarri bashkëshorten, edhe ajo 35 vjeçe dhe më pas tre vajzat e tij, Omesha 13 vjeç, Onya 6 vjeç dhe Olivia 4 vjeç. Më pasi ai është vetëvrarë. Nuk dihen ende arsyet e këtij krimi të rëndë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





