Francë, 5 gusht 2014 – Në Paris është arrestuar një polic i departamentit të antidrogës me dyshimin se ka vjedhur 52 kilogramë kokainë të sekuestruar, që kap vlerën e dy milionë eurove.

Të dyshuarit, që po bënte pushime në det, iu gjetën 200 mijë euro.

Mediet vlerësojnë se ky rast përbën një turp të madh për policinë e Parisit.

Polici i arrestuar mohon akuzat dhe thotë se paratë i fitoi në bixhoz.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/