Tiranë, 4 gusht 2014 – Ka mjaftuar publikimi i fotove në rrjetet sociale, që policia të gjobiste pronarët e tre motorëve, pasi ditën e shtunë, bllokuan një pjesë të rrugës.
Në sajë të ankesave të shumta të qytetarëve të përcjella në rrjetet sociale, policia ka arritur që të gjejë personat në fjalë dhe t'i gjobiste.
Dasmorët që bllokuan për disa minuta një pjesë të rrugës Tiranë-Durrës, kanë marrë gjobë nga ana e policisë.
Ngjarja është shënuar mëngjesin e së shtunës, rreth orës 09:00, tek mbikalimi i Kamzës.
Mjetet e ndëshkuara janë:
Motoçikletë e markës HONDA, me drejtues B.H.
Motoçikletë e markës HONDA, me drejtues A.B.
Motoçikletë e markës SUZUKI, pa targa.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





