Tiranë, 4 gusht 2014 – Prokuroria e Tiranës dhe policia kanë zbarkuar sot në Drejtorinë e Emisionit në Bankës së Shqipërisë në Linzë.

Pas kërkesës së prokurorisë, policia ka marrë në ruajtje Drejtorinë e Thesarit, ku u vodhën 7.13 milion dollarë nga Ardian Bitraj.

Policia nuk ka lejuar të kryhet asnjë veprim gjatë ditës së sotme në këtë institucion.

Burime pranë prokurorisë bëjnë me dije se pas hetimeve të reja, mund të kemi të tjera arrestime.

Zbarkimi i prokurorisë në Drejtorinë e Thesarit sërish ditën e sotme, ka të bëjë me dyshimet se shuma e vjedhur mund të jetë më e madhe.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/