Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka dhënë një mesazh të qartë se Shqipëria pa një parlament të ri dhe të plotë nuk vazhdon dot rrugën drejt BE-së.

Varhely thotë se është në pritje të formimit të kuvendit të ri, por më parë duhet të presim rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve pas procesit të apelimit.

PYETJA: Vini në Tiranë 10 ditë nga zgjedhjet, besoj jeni informuar me detaje për ecurinë e tyre. Si i keni parë ju këto zgjedhje, ndërkohë që opozita nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve të certifikuar nga KQZ? Mendoni se qeevria ka përdorur pushtetin e saj për të manipuluar apo blerë zgjedhjet? A do ndikojë qëndrimi i opozitës tek Konferenca e Parë Ndërqeveritare, a do jetë peng i Maqedonisë së Veriut?

OLIVER VARHELYI: Ne kemi një ambasador shumë të mirë këtu. Jam krenar të punoj me të. Sigurisht që e ndjek gjithë punën e tij, jemi në kontakt, kemi qenë edhe për zgjedhjet. Jam i kënaqur me ambasadorin e BE. Sa i përket rezultatit, e kam ndjekur nga afër, çka thënë OSBE. Mendoj se pas një fushate mjaft të zjarrtë, na nevojiten rezultate të qarta përfundimtare. Ka filluar procesi apo apelimi, duam të shohim të gjitha parregullistë apo blerjen e mundshme të votave, të ndiqet nga autoritetet gjyqësore, pas këtij procesi na duhen rezultatit. Pas tij na duhet që Kuvendi i Shqipërisë të fillojë nga puna edhe shumë shpejt për Reformat e BE. Pa një parlament të plotë nuk ecni dot drejt rrugëtimit të BE. Ka ende mjaft punë për të bërë.
Nëse do ishte një marrëveshje për Konferencën e Parë nëse do të ndodhë, puna jo vetëm duhet të vazhdojë, por duhet përshpejtuar, jo vetëm nga qeveria po dhe nga kuvendi i ri. Duhet të tregojmë punën tonë, presim rezultatin e procesit të apelimit. Presim që Shqipëria të ecë përpara.