Kosovë, 29 korrik 2014 – Ndërtohet xhamia e parë që në minare ka shqiponjën dykrenare.
Kjo xhami është ngritur në fshatin Përc të komunës së Tearcës, Kosovë.
Më 10 maj 2014 u hodh gurthemeli i kësaj xhamie mbi atë të vjetrën, e cila ka ekzistuar afër 150 vjet e më parë.
Fshati Përc gati është boshatisur si pasojë e shpërnguljes së banorëve. Aty kanë mbetur vetëm disa shtëpi të banueshme.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





