Japoni, 28 korrik 2014 – Një krim makabër ka ndodhur në Sasebo të Japonisë, ku një vajzë 15-vjeçare ka mbytur një shoqe të klasës e më pas i ka prerë kokën dhe njërën dorë me një thikë të madhe. 

Viktima është 15-vjeçarja Aiva Matsuko, e cila kishte shkuar për të vizituar shoqen e saj në apartamentin ku ajo banonte.

Krimi i tmerrshëm u zbulua pasi prindërit e Aivës lajmëruan policinë duke i thënë se ajo nuk ishte kthyer në shtëpi. Policia shkoi në shtëpinë e autores së krimit, të cilës nuk i është bërë i ditur identiteti për shkak se është minorene, e aty gjeti kokën e prerë të viktimës.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se 15-vjeçarja nuk ka dhënë asnjë motiv për krimin e kryer. 

Ky është një nga krimet më shokuese që ka ndodhur në Japoni gjatë viteve të fundit. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/