Itali, 26 korrik 2014 – Gëzim Baboci, 24 vjeç, dhjetë ditë më parë bashkë me një “kolegun” e vet vodhi tre apartamente në qytezën e Orxhianos (Orgiano), në provincën e Venetos. Në apartamentin e tretë në pronësi të Eduard Hasës, 46 vjeç ai vodhi një laptop dhe çelësat e shtëpisë dhe të makinës së gruas të Eduardit.
Këtu Gëzimit i polli belaja, sepse Eduardi e ndjeu hajdutin dhe dha larmin. Banorët e pallatit e kapën dhe filluan ta rrahin në grup. Vetëm ndërhyrja e patrullës së karabinierisë e shpëtoi Gëzimin nga dajaku i mëtejshëm.
Gjykata e dënoi Gëzimin për 3 vjedhjet me 2 vjet burg dhe 500 euro gjobë. Burgimi ju kthye në dënim me kusht. Për këtë dënim të lehtë ndikoi, procedura e gjykimit të shkurtuar dhe qënia e Gëzimit me dokumenta të rregullta në Itali. Për më tepër, që ai nuk kishte as precedentë penalë.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





